Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pittella: Protestat e lira në Shqipëri u sulmuan nga policia
English

Pittella: Protestat e lira në Shqipëri u sulmuan nga policia

Strasburg, 16 shkurt 2011, NOA – Edhe Zëvendëspresidenti i parë i Parlamentit Europian Giovanni Pittella ka dënuar vrasjet e katër demonstruesve në 21 janar. Duke bërë një krahasim me protestat e shumta që kanë shpërthyer në Itali kundër kryeministrit Berluskoni por edhe për ligje të ndryshme të kontestuara nga shoqëria civile, europarlamentari Pittella theksoi se protestat në Itali nuk u shënjuan nga vrasje edhe pse kanë qenë të ashpra.

“Në Itali protestat nuk u shënjuan nga derdhja e gjakut. Në Shqipëri pati manifestime të lira, të cilat u sulmuan nga policia. Kjo është e rëndë. Në këtë mënyrë helmatiset klima në një vend”, deklaroi eurodeputeti Pittella.

Sipas zotit Pittella pas demonstratës së 21 janarit Shqipëria, e cila sikundër tha ai aspiron integrimin në Europë, ka nevojë për gjithçka përveç helmatisjes së klimës së saj, dhe bërjes së hapave prapa drejt autoritarizmit”.

Zëvendëspresidenti i parë i PE-së Giovanni Pittella pas takimit me liderin e opozitës shqiptare Edi Rama në Strasburg, nënvizoi gjatë një interviste se “autoritarizmi është një situatë e së shkuarës që nuk duhet të kthehet më në këtë komb të bukur dhe të rëndësishëm të Ballkanit dhe Mesdheut”.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte në Strasburg ku është takuar me krerë të Parlamentit Europian dhe ka diskutuar mbi krizën politike në Shqipëri.

Kryesocialisti Rama zhvilloi takime me krerët e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Martin Schulz President i grupimit të majtë në PE dhe zëvendës presidentin Adrian Severin, si dhe me zëvendëspresidentin e parë të PE-së Giovanni Pittella.

Rama ka nënvizuar në këto takime pozicionin dhe rolin e Partisë Socialiste lidhur me krizën politike në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE