Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Godo: Çështja çame, qeveritë s’kanë bërë detyrën
English

Godo: Çështja çame, qeveritë s’kanë bërë detyrën

Tiranë, 17 shkurt, NOA – Politikani Sabrio Godo ka përshëndetur sot bashkimin e dy partive çame në një forcë të vetme politike. Në fjalën e tij, Godo ka theksuar se është e rëndësishme dhe simbolika që kanë zgjedhur çamët me Pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e tyre.

Duke u ndalur në detyrat që ka forca e re politike Partia për Drejtësi Integrim dhe për Unitet, Godo u shpreh se gjatë 20 viteve qeveritë nuk kanë bërë asgjë për çështjen çame.

“Gjatë 20 viteve qeveritë nuk kanë bërë detyrën e tyre që të përkrahin çështjen. Ju kini bërë minimumin tuaj. Do të vij koha që qeveritë do të gjykohen për çështjen çame”, tha ai.

Godo është ndalur edhe në punën e bërë nga deputeti dhe kreu i PDUI-së, Shpëtim Idrizi në lotimin për ketë çështje.

“Ju merrni me dy çështje, komunikimin me grekët, gjë që është shumë e vështirë, dhe pjesë tjetër bashkon komunitetin çam këtu. Unë jam dakord me mendimin që grekët e sotëm nuk kanë përgjegjësi për ata që ndodhi, por ama janë grekët e sotëm që i ngrenë monument Zervës, kasapit të çamëve”, tha Godo.

Godo tha se PDUI-ja duhet të merret dhe me çështjen e emigracionit, pasi qeveritë e sotme nuk e kanë marrë në konsideratë këtë mundësi.

a.k./NOA

KOMENTE