Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, kapet 44-vjeçari dëmtoi me mbi 2 milionë euro bashkëpronarët
English

Kosovë, kapet 44-vjeçari dëmtoi me mbi 2 milionë euro bashkëpronarët

Prishtinë, 23 shkurt 2011, NOA – Hetuesit e e sektorit të hetimit të krimit ekonomik në Policinë e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e për korrupsion e shpërdorim të pozitës dhe autorizimit. Policia e Kosovës bën me dije se i arrestuari është 44-vjeçari Haziz T. i cili është bashkëpronar dhe drejtor i qendrës tregtare “QMI-Imobiliare”.

Sipas hetuesve të policisë ky person dyshohet se ka shpërdoruar pozitën dhe autorizimin duke dëmtuar bashkëpronarët, të cilët janë biznesmenë italianë.

Mësohet se vlera e dëmtimit është 2.270524,00 € (dy milionë e dyqind e shtatëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet e katër euro, të cilat janë shpenzuar në blerjen e pronave të patundshme.

I dyshuari Haziz T. gjatë blerjes së pronave të patundshme, bashkëpronarëve italianë u ka prezantuar kontrata joreale me çmime shumë më të larta se sa është vlera reale e blerjes.

Me urdhër të prokurorit të Qarkut 44-vjeçarit Haziz T. i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE