Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
George Clooney – jo vetëm një aktor sharmant
English

George Clooney – jo vetëm një aktor sharmant

SHBA, 24 Shkurt NOA - Ndërkohë që një pjesë e mirë e Hollywood-it pret me ankth tapetin e kuq të natës së çmimeve Oscar, Newsweek kurorëzon George Clooney-n si “star-statista” të shekullit XXI. Nëpër faqet e revistave më të njohura aktori bën një bilanc të të gjitha angazhimeve të tij nëpër shumë vende të botës. I fundit ka qenë ai në Jug të Sudanit, ku në fillim të vitit Clooney mbajti një referendum mbi pavarësinë e rajonit nga qeveria qendrore e Khartoum.

Me një xhup ngjyrë kaki, këmishë të bardhë, pantallona dhe këpucë sportive, Clooney ishte shumë larg figurës së një diplomati klasik. Aspak i bezdisur nga një numër i konsiderueshëm fotografësh që kishin ndjekur hap pas hapi udhëtimet e tij nëpër Afrike, aktori shpjegon ndihmën e personazheve të njohura në zgjidhjen e shumë problemeve, qe shpeshherë liheshin në harresë nga mediat. “Nëse paparacët duan të më ndjekin, atëherë le ta bëjnë dhe këtu”.

r.b/NOA

KOMENTE