Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Falja, “esenca” e dashurisë: femrat përdoruese më të mira
English

Falja, “esenca” e dashurisë: femrat përdoruese më të mira

Itali, 25 Shkurt NOA - “ Falja është esenca e dashurisë. Të dashurosh do të thotë të falësh, dhe të falësh do të thotë të dashurosh”. Kështu është shprehur Andrew Greeley, shkrimtari amerikan mjaft i njohur i shekullit tonë, duke folur për një ndër mënyrat më të vështira të të shprehurit të dashurisë: faljen. Falja, në fakt, nuk duhet parë si një akt që vjen natyrshëm : falja vjen gjithmonë në mënyrë të vetëdijshme dhe me dëshirën e madhe për te shkuar përtej lëndimit që na u shkaktua dhe për të ndërtuar kështu një raport të ri. Falja nuk çon në harrimin e dhimbjes së provuar: lëndimi nuk shërohet vetëm më një vendim. Por, të falësh, ndihmon në superimin e mërisë, dëshirës për hakmarrje dhe i jep mundësi sërish fitimit të besimit të humbur ndaj partnerit.

Në artin e të falurit gratë janë më të mirat. Më lehtësisht sesa burrat janë në gjendje të superojnë të gjithë lëndimin, mërinë e shkaktuar nga partneri, mikja apo kolegia e tyre. Këto dhe të tjera fakte interesante u publikuan në revistën latino-amerikane “Psikologjia”.

r.b/NOA

KOMENTE