Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moon: OKB të marrë mas në mbrojtje të civilëve në Libi
English

Moon: OKB të marrë mas në mbrojtje të civilëve në Libi

E shtunë, 26 shkurt 2011, NOA- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të marrë masa për të mbrojtur, civilët në Libi.

“Ka ardhur koha që Këshilli i Sigurimit të shqyrtojë marrjen e hapave konkrete, ndaj Gadafit. Ditët e ardhshme do të jenë përcaktuese për libianët dhe po aq të rëndësishme janë pasojat për rajonin dhe më gjerë’, u shpreh Moon.

Moon kërkoi nga Këshillit i Sigurimit të shqyrtojë një numër alternativash, si vendosjen e sanksioneve tregtare dhe financiare, ndalimin e udhëtimit, embargon e armëve dhe ngrirjen e pasurive libiane në vende të botës.

Këshilli i Sigurimit u takua në Nju Jork disa orë pasi Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për fillimin e hetimeve për krime kundër njerëzimit dhe rekomandoi largimin e Libisë nga ky këshill.

Sekretari Ban Ki Moon tha se në Libi janë vrarë më shumë se 1 mijë njerëz. “Personat përgjegjës për vrasjen e njerëzve të pafajshëm duhet të ndëshkohen. Sfida jonë tani është mbrojtja e popullatës civile”, deklaroi ai.

Ndërkaq Shtëpia e Bardhë njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Libisë, duke tërhequr gjithë stafin nga ambasada e saj në Tripoli.

Qeveritë në mbarë botën kanë dënuar udhëheqësin libian Moammar Gadafin për shkallëzimin e masave shtypëse kundër protestuesve të opozitës.

a.y/NOA

KOMENTE