Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani-Brichambaut: Investimi në sistemin e drejtësisë rrit besimin
English

Nishani-Brichambaut: Investimi në sistemin e drejtësisë rrit besimin

Tiranë, 28 shkurt 2011, NOA – Pasi është siguruar për çdo investim të kryer me sukses në reformimin e sistemit të drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm Marc Perrin de Brichambaut shprehu gatishmërinë e tij për investime të mëtejshme të OSBE-së dhe financimin e projekteve të reja të nevojshme në sistemin e drejtësisë. Këtë mbështetje zoti de Brichambaut ia dha ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani.

Gjatë takimit ministri i Drejtësisë në fjalën e përshëndeti përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për bashkëpunimet e deritanishme midis ministrisë, institucioneve në varësi të saj dhe prezencës së OSBE-së në Tiranë.

“Ky bashkëpunim ka dhënë një kontribut të çmuar në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe në forcimin e shtetit ligjor”, tha ministri Nishani.

Në këtë kuadër ministri i Drejtësisë përmendi një nga zbatimet aktuale të këtij bashkëpunimi atë të rregjistrimit fillestar të tokave në zonën e Jugut, si dhe bashkëpunimit të tyre në procesin e hartimin të Strategjisë së sistemit të Drejtësisë.

Më tej ministri Nishani shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejshëm me OSBE-në sa i përket trajnimit të nëpunësve të administratës në shërbimin peneticiar, shërbimit të provës, ndihmës ligjore etj.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se projektet e mëtejshme do të kontribuojnë në rritjen e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE