Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfehet Nepravishta: Kuvendi, nuk më ka shkarkuar
English

Rrëfehet Nepravishta: Kuvendi, nuk më ka shkarkuar

Tiranë, 1 mars, NOA Update – Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, ka shpjeguar sot paradite, publikisht vendimin mbi dorëheqjen e tij nga ky post.

Sipas tij, nuk ka në fakt asnjë vendim nga Kuvendi për shkarkimin e tij, në një kohë kur dihet se është pikërisht institucioni i legjislativit që ka të drejtën ligjorë për emërimin dhe shkarkimin e kreut të ERE-së.

Ndërsa lidhur me vendimet mbi rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, ai tha se merren bazuar në një metodologji të caktuar.

Bujar Nepravishta ka mbajtur detyrën e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë prej më shumë se 6 vitesh, dhe që atëherë ai është përballur me disa debate mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

n.e/NOA

KOMENTE