Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Majkëll Xhekson, përjetësisht fëmijë për shkak të një ilaçi, zbulim shok i mjekut francez
English

Majkëll Xhekson, përjetësisht fëmijë për shkak të një ilaçi, zbulim shok i mjekut francez

Paris, 2 Mars 2011 NOA– Sekreti i zërit akut të Michael Jackson ka qenë për shkak të një tredhje kimike, që ka pësuar pa dijeninë e tij gjatë adoleshencës, si rezultat i një kure anti-akne.

Kjo mbështetet nga kirurgu francez Alain Branchereau, autori i librit “Michael Jackson, sekreti i një zëri" që do të dalë në Francë më 9 mars. Në veçanti, mjeku thotë se fenomeni Michael Jackson, ylli i muzikës pop, i cili vdiq më 25 qershor 2009 pësoi një tredhje (edhe pse kimike dhe jo fizike) në mes të moshës 12 dhe 20 vjeç.

Ndoshta, thotë studiuesi, ishte efekti i një kure kundër akneve në fytyrë me bazë ciproteronën, një molekulë zbuluar në vitet ‘70 dhe shumë popullore në atë kohë, por vetëm më vonë u kuptua që ishte një anti-hormon mashkullor.

Kura në fjalë mund të ketë ndalur zhvillimin seksual të mbretit të popit: dhe zëri ka mbetur "i bardhë".

Kjo ka bërë që Xhekson të mbetet një fëmijë i përjetshëm dhe zëri i këngëtarit të mbetet i pandryshuar, ndërsa te të gjithë zëri ndryshon me moshën.

KOMENTE