Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FRESSH proteston për dorëheqjen e Bashës: “Ik vrasës ik”
English

FRESSH proteston për dorëheqjen e Bashës: “Ik vrasës ik”

Tiranë, 4 mars 2011, NOA – Me parrullat “Ik vrasës ik”, të rinjtë e Forumit Eurosocialist kanë nisur protestën përpara mjediseve të Ministrisë së Brendshme ku ata po i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Të rinjtë eurosocialistë e argumentojnë këtë thirrje për dorëheqjen e bashës me faktin se ai është fajtor dhe përgjegjës për vrasjen e katër njerëzve të thjeshtë në demonstratën e opozitës në 21 janar.

Të rinjtë gjatë thirrjeve të tyre kanë krahasuar Lulzim Bashën me kolonelin libian muammar Gheddafi, të cilit i është kundërvënë një popull i tërë për ta larguar nga pushteti.

Të rinjtë e forumit Eurosocialist mbajnë në duar pankarta me fytyrën e ministrit Basha dhe thërrasin me megafonë “Ju, ju, ju jeni vrasës”.

Ik, Basha ik”, është një nga thirrjet e protestuesve të FRESSh-it para MB-së.

Protesta e eurosocialistëve pritet të vazhdojë deri në mesnatë me qëllimin që ministri Basha të japë dorëheqjen.

Protetstës pritet t’i bashkohen edhe eksponentë të Partisë Socialiste.

Gjatë këtyre momenteve të rinjtë thërrasin “Ik vrasës ik”, ndërkohë që ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka dalë nga mjediset e dikasterit të tij për të drekuar me ambasadoren e Francës.

Ministria e Brendshme mbrohet me një kordon të dendur policësh, të cilët po sigurojnë mbarëvajtjen sa më të qetë të protestës.

Kjo protestë u lajmëruar menjëherë pasi kryeministri Sali Berisha e lançoi ministrin Lulzim Basha si kandidatin më të mundshëm për Bashkinë e kryeqytetit.

mit/NOA

KOMENTE