Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Negociatat me PD po nxjerrin kandidatët fitues, PS të ndalë protestat
English

LSI: Negociatat me PD po nxjerrin kandidatët fitues, PS të ndalë protestat

Tiranë, 4 mars 2011, NOA- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi se po vazhdojnë negociatat intensive me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 8 majit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se, “Lëvizja Socialiste për Integrim është në një proces shumë intensiv punësh për të përmbushur të gjithë detyrimet jo vetëm që burojnë nga Kodi Zgjedhor, por edhe detyrimet politike që burojnë nga përgjegjësia politike që i është dhënë LSI-së si forcë qeverisëse”.

Më tej ai shtoi se kjo parti është në respekt të të gjitha afateve kushtetuese për plotësimin e trupave apo të infrastrukturës zgjedhore nga njëra anë dhe nga ana tjetër, shprehu gatishmërinë për mbylljen e ciklit të vlerësimit, të gjykimit dhe shpalljes së kandidaturave për të gjitha njësitë vendore ku LSI do kandidojë.

“Ne jemi në një proces negociatash diskutimi dhe konsultimesh me PD-në për të konkretizuar koalicionin edhe në këtë garë zgjedhore. Më lejoni të theksoj se i gjithë ky proces negociatash dhe konsultimesh është i orientuar në atë që të na çojë te zgjedhja e kandidatëve fitues, të na çojë tek emri më i mirë që ofron natyrisht edhe programin më të mirë në shërbim të komunitetit ku do të votohet dhe që së bashku të garantojmë fitoren e koalicionit të integrimit Europian edhe në zgjedhjet e 8 majit”, deklaroi Rama.

Ai tha gjithashtu se diskutimet janë në fazën përfundimtare pasi po konkludohen zonë pas zone dhe qark pas qarku.

Në emër të partisë Rama i bëri thirrje socialisteve të ndalin protestat dhe të bëhen pjesë e një procesi të rregullt për zgjedhjet e 8 majit, pasi sipas tij thelbi i çdo demokracie dhe rruga për në Europë kalon nga institucionet a.y/NOA

KOMENTE