Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hoteli më i vjetër i botës, plot 1300 vjeç
English

Hoteli më i vjetër i botës, plot 1300 vjeç

Tokio, 5 mars, NOA - Mikpritja në Japoni është një traditë shumë e lashtë, ritualet e së cilës kanë mbetur të pandryshuara gjatë shekujve dhe janë ende në gjendje të magjepsin vizitorët perëndimorë.

E nuk është çudi, që edhe hoteli më i vjetër në botë të jetë vendosur në Japoni dhe në 1300 vjet të jetës së tij, nuk e ka ndalur asnjëherë biznesin e tij.

Dhe në plot 46 gjenerata, breza pas brezi, ai është e drejtuar nga e njëjta familje. Një hotel për ta merituar vërtet çmimin Guinness. Ai quhet Hoshi dhe është një "ryokan", hotel tradicional japonez, i vendosur në provincën e Ishikavas në rajonin Hokuriku.

I ngritur në vitin 718, është hoteli më i vjetër në botë ende në veprim dhe si i tillë ka qenë i përfshirë në Librin Gines të Rekordeve.

Ai ka njëqind dhoma në stil japonez, një banesë private për mysafirët dhe banja në natyrë me ujëra nga burimet e nxehta. Me temperaturat e larta nga uji që rrjedh nga kanalet e nëndheshme, është e mundur për të notuar jashtë edhe në dimër, në një peizazh tërësisht të mbuluar nga dëbora.

Historia njëmijë-vjeçare e hotelit të Japonisë filloi nga mjeshtri i madh i Budizmit, Taichi Daishi, i cili ishte i pari që e zbuloi burimin në fjalë. n.e/NOA

KOMENTE