Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tafaj: Universitetet do akreditohen nga agjenci të huaja
English

Tafaj: Universitetet do akreditohen nga agjenci të huaja

Tiranë, 6 mars 2011, NOA – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj gjatë urimit të tij për festën e 7 marsit, që i kushtohet ngritjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë në 7 mars të 1887-ës, theksoi angazhimin e qeverisë për vazhdimin e reformës në arsim. Gjatë përshëndetjes së tij ministri i Arsimit tha se “akreditimi i universiteteve është projekt i rëndësishëm i reformës dhe do të bëhet brenda këtij viti në bashkëpunim me agjencitë e huaja”.

Sipas Tafajt ky proces do të nisë me universitetet private.

Ministri i arsimit ritheksoi edhe angazhimin e qeverisë për të rritur pagat e punonjësve të arsimit edhe gjatë këtij viti arsimor.

Tafaj bëri me dije se këtë vit rrogat do të rriten më shumë se 5-7 përqind.

Në vijim të reformave të thella tha ministri, duhet të theksojmë se “Mësuesit janë aktorët e vërtetë të reformës nëpër shkollat shqiptare”.

“Përkushtimi i tyre bëri që Shqipëria të ketë këtë reformë të arrirë të arsimit. Mbështetja e mësuesve dhe pedagogëve do të mbetet prioritet i qeverisë, dhe kjo nuk nënkupton vetëm shpërblimin e tyre”, nënvizoi ministri i Arsimit dhe Shkencës gjatë përshëndetjes së tij të mësuesve për festën e tyre.

Gjithashtu ai bëri me dije se rritja e cilësisë së mësimdhënies mbetet ende një sfidë për sistemin arsimor shqiptar.

mit/NOA

KOMENTE