Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhje në Estoni, 140 mijë persona votojnë me internet
English

Zgjedhje në Estoni, 140 mijë persona votojnë me internet

Estoni, 6 mars, NOA – Sot në Estoni janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet e para parlamentare që kur vendi u bë anëtar i Euorzonës.

Këto janë zgjedhjet e pesta ku votimi në këtë vend bëhet me internet. Rreth 27.4 për qind e votuesve kanë preferuar që zgjedhjen për partinë politike ta bëjnë on-line. Afërisht janë 140 mijë votues nga 900 mijë që kanë të drejtë vote.

Estonia është ndër vendet e para në botë që ka certifikuar votimin on-line. Në zgjedhjet e fundit, në votimin me internet morën pjesë 30 mijë votues.

Sistemi estonian i votimit on-line është i bazuar në rregulla strikte. Për të marrë pjesë është e detyrueshme një kartë identiteti kombëtare, e cila ka një nënshkrim dixhital që e bëtë pa manipulueshëm sistemin. Këto zhvillime në proceset e votimeve kanë bërë që të lind dhe termi “demokraci dixhitale”.

Përsa i përket sondazheve, pritet që qeveria e djathtë të fitojë mandatin e ri, pavarësisht ndërmarrjes së masave të rrepta të kursimit për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.

Bëhet e ditur se të drejtë vote kanë rreth 900 mijë zgjedhës nga 1.3 milion banorët e ish-republikës sovjetike, e cila nga 1 janari, 2011, përdor euron si monedhë vendase. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20, sipas kohës së Evropës qendrore.

a.k/NOA

KOMENTE