Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Akrepi 1”, arrestohen 4 serbë e 3 kosovarë për trafik
English

Operacioni “Akrepi 1”, arrestohen 4 serbë e 3 kosovarë për trafik

Gjilan, 7 mars, NOA – Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës për trafikim të emigrantëve dhe për mashtrim. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit “Akrepi 1”, në qytetin e Gjilanit. Dyshohet se personat e arrestuar kalonin emigrantët jashtë Kosovës në këmbim të një sasi të konsiderueshme parash.

Personat e arrestuat janë me nënshtetësi serbe dhe kosovare. Shtetasit e Kosovës janë Nazmi D. 35 vjeç, Shefshet H. 28 vjeç, Rrustem Rr. 29 vjeç. Ndërkohë që shtetasit serb janë; Adnan O. 31 vjeç, Hadi L. 20 vjeç, Bejtullah B. 27 vjeç dhe Gazmend A. 21 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar i Policisë së Kosovës. Si pjesë e realizimit të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar policia ka konfiskuar nga të dyshuarit një sasi prej 6000 eurosh. Policia ka identifikuar edhe gjashtë viktima të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre me asistencën e policisë.

a.k.NOA

KOMENTE