Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katastrofa natyrore, Thaçi: Të gatshëm për të mbështetur popullin japonez
English

Katastrofa natyrore, Thaçi: Të gatshëm për të mbështetur popullin japonez

Prishtinë, 12 mars 2011, NOA – Pas tërmetit apokaliptik që goditi Japoninë dje dhe sot duke shënuar të paktën tani për tani 1000 viktima dhe mijëra qytetarë të tjerë të humbur, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i dërgoi sot një telegram ngushëllimi homologut të tij japonez Naoto Kan. Kryeministri Thaçi në telegramin e ngushëllimit i shkruan kryeministrit Kan se “Me dhimbje të madhe mora lajmin për fatkeqësinë natyrore, që përfshiu vendin tuaj këto ditë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale”.

Shefi i qeverisë së Kosovës i shprehu kryeministrit dhe popullit japonez e familjarëve të viktimave të tërmetit ngushëllimet më të sinqerta.

Kryeministri Thaçi shprehu solidaritetin dhe gatishmërinë e qeverisë së Kosovës dhe të popullit kosovar për të mbështetur popullin japonez.

“Dua të theksoj gjithashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës është dhe do të vazhdojë të jetë përherë mirënjohëse për mbështetjen e gjithanshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në procesin e pavarësisë dhe zhvillimit të saj”, përfundon mesazhin e tij të ngushëllimit kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Më herët telegrame ngushëllimi autoriteteve japoneze u kanë dërguar edhe Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli dhe Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe Ministria e Jashtme e Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE