Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agolli: Punimet në gjithë sheshin “Skënderbej”, parkimi zhvendoset
English

Agolli: Punimet në gjithë sheshin “Skënderbej”, parkimi zhvendoset

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Bashkia e Tiranës ditën e sotme ka bërë të ditur për mediat ecurinë e punimeve në sheshin “Skënderbej”.

Nëpërmjet administratorit të Përgjithshëm të saj Dritan Agolli, u deklarua se, punimet janë shtrirë tashmë pothuajse në të gjithë sipërfaqen e sheshit, duke shtuar se parkimi provizor i ndodhur për institucionet përballë Muzeut Kombëtar, tashmë prej ditës së martë do të zhvendoset hapësirën pranë Pallatit të Kulturës.

Gjatë fjalës së tij Agolli tha se, Bashkia e Tiranës vazhdon punën për realizimin e projektit të sheshit “Skënderbej”.

Më tej ai shtoi se që nga dita e premte Bashkia e Tiranës ka njoftuar të gjitha institucionet e vendosura rreth sheshit “Skënderbej” se, “Për të bërë të mundur kompletimin e rrjetit të shatërvaneve dhe rrjetit të furnizimit të ujit të shiut, i cili do të shërbejë për sistemin e vaditjes, parkimi provizor i ndodhur për institucionet përballë Muzeut Kombëtar, tashmë prej ditës së martë do të zhvendoset pranë Pallatit të Kulturës, e cila do të shërbejë si një parkim për ministritë dhe institucionet e tjera përreth sheshit “Skënderbej”, pa pagesë, deri në përfundimin e punimeve në sheshin “Skënderbej”.

Sipas tij punimet po ecin në sinkron me volumin e punës dhe duke u njoftuar vazhdimisht qytetarët për ecurinë e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE