Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Thaçi: UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë, përpjekjet për njollosje do të dështojnë
English

Qeveria Thaçi: UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë, përpjekjet për njollosje do të dështojnë

Prishtinë, 17 mars 2011, NOA- Qeveria e Kosovës nëpërmjet një deklarate zyrtare ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me akuzat e ngritura për krime lufte ndaj disa prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës shprehu shqetësim për veprimet e fundit të EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë, të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë kosovare.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe.

Qeveria e Kosovës është e bindur se këto akuza do të vërtetohen si të pabazuara dhe të shpifura, për arsye se lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të vendit dhe popullit tonë.

Më tej thuhet se qeveria është e inkurajuar me bashkëpunimin e të akuzuarve me autoritetet e drejtësisë, dhe është e bindur se kjo është mënyra e duhur për të dëshmuar pafajësinë dhe luftën e drejtë që është bërë për lirinë e vendit.

a.y/NOA

KOMENTE