Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Situata në Japoni, më e rëndë sesa të dhënat zyrtare
English

SHBA: Situata në Japoni, më e rëndë sesa të dhënat zyrtare

Tokio, 17 mars, NOA – Sipas Presidentit të Komisionit Nuklear në SHBA, Gregory Jaczko, situata në Fukushima është më e rëndë nga sa thonë burime zyrtare të qeverisë japoneze.

Ai tha se nuk ka më ujë, ose gjendet me pakicë, në pishinën ku ndodhen bërthamat e reaktorit nuklear.

Sipas tij radioaktiviteti është në mënyrë të plotë i çliruar në ajër dhe nuk ka asnjë masë mbrojtëse për ta ndaluar. “Mendojmë se nivelet e radioaktivitetit janë në masën maksimale”, tha Jaczko.

Sipas tij edhe pishina tjetër që ndodhet në reaktorin numër 3 dhe që mban nën kontroll temperaturën, është duke humbur ujë me shpejtësi. Eksperti amerikan thonë se skenari më i rëndë është ai kur të gjithë specialistët duhet të evakuohen nga centrali si pasojë e rrezatimeve të tepërta.

a.k/NOA

KOMENTE