Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ashton, pas dhjetë ditësh vizitë zyrtare në Kosovë
English

Ashton, pas dhjetë ditësh vizitë zyrtare në Kosovë

Prishtinë, 18 mars, NOA – Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pas dhjetë ditësh do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajmi konfirmohet nga burimet e ministrisë së Jashtme të Kosovës, sipas të cilave, Ashton do të jetë e pranishme në Prishtinë përkatësisht gjatë datave 28 dhe 29 mars.

Vizita e saj, kryhet menjëherë pas raundit të dytë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 24 dhe 25 mars do të mbahet raundi i dytë, ku do të bisedohet për çështje teknike.

Në lidhje me një fakt të tillë, shefja e ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, zv/kryeministrja Edita Tahiri ka thënë se gjatë vizitës së kryediplomates evropiane në Kosovë do të kërkohet të bëhet e qartë axhenda e bisedimeve me Serbinë dhe se çfarë fiton Kosova, duke qenë bashkëpunuese.

n.e/NOA

KOMENTE