Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i Policisë së Kosovës, takon ambasadoren e Turqisë
English

Drejtori i Policisë së Kosovës, takon ambasadoren e Turqisë

Prishtinë, 18 mars, NOA - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, priti sot në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan, të cilës i ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin që policia turke vazhdimisht ka dhënë në fushën e trajnimeve për Policinë e Kosovës.

Gjithashtu, ai theksoi edhe rolin pozitiv që stafi drejtues i ambasadës turke në Kosovë ka luajtur në krijimin e lidhjeve në mes të organizatave policore të dy vendeve.

Nga ana e saj, ambasadorja Songül Ozan, shprehu përkushtimin e shtetit turk për të përkrahur Policinë e Kosovës dhe u pajtua për përforcimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të organizatave policore të të dy vendeve.

Policia e Turqisë ka ndihmuar Policinë e Kosovës në sferën e trajnimeve në shumë fusha si në hetimin e krimeve, krimeve kibernetike, njësive speciale, menaxhimit efektiv të policisë dhe në fushën e komunikimit.

n.e/NOA

KOMENTE