Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E ardhmja e racës njerëzore? Të shkurtër dhe të shëndoshë si Danny de Vito
English

E ardhmja e racës njerëzore? Të shkurtër dhe të shëndoshë si Danny de Vito

SHBA, 19 Mars NOA- Specia njerëzore është ende në zhvillim dhe me kalimin e kohës duket se do ti ngjajë gjithnjë e më shumë Danny De Vito.

Që nga koha kur Charles Darëin formuloi teorinë e evolucionit 150 vjet më parë, shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë nëse procesi aplikohet ende te njerëzit. Evolucioni mund të jetë bërë për ne, por ne një pikë a e kemi ndalur atë? Kështu shkencëtarët dyshojnë se duke iu përshtatur ndryshimit të mjedisit - drejtuesi i përzgjedhjes natyrore – me zgjuarsinë tonë mund të kemi ndaluar vetëevolucionin.

Stephen Jay Gould, një biolog i respektuar thotë: "Nuk ka pasur ndonjë ndryshim biologjik të njerëzve në 40.000 ose 50.000 vjet. Çdo gjë që ne e quajmë kulturë dhe civilizim e kemi ndërtuar me të njëjtin trup dhe tru".

Ndryshimet që lidhen me specien njerëzore e kanë çuar biologun evolucionist Stephen Stearns, në Yale University, për të parë evolucionin në një mënyrë radikale. Duke analizuar të dhënat e mbledhura në qytetin e Framingham, të Massachusetts, studiuesi u përpoq të provojë se si do të ndryshojë pamja jonë në brezat që vijnë.

Sipas studiuesit njerëzit janë ende në zhvillim dhe ndryshimet janë në një drejtim të habitshëm: "Ajo që kemi gjetur në lidhje me gjatësinë dhe peshën është se përzgjedhja natyrore do të reduktojë gjatësinë mesatare dhe do të rrisë peshën, informon eksperti.

a.e./NOA

KOMENTE