Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Femra më e vogël e planetit, është 62 cm
English

Femra më e vogël e planetit, është 62 cm

Milano, 19 Mars NOA - Më e vogël se kaq, nuk bëhet. Është fjala për një vajzë indiane e cila në sajë të përmasave të saj trupore është shndërruar tashmë pjesë e rekordeve botërore.

Quhet Jyoti Amge, 17 vjeç, indiane dhe është e gjatë, ose më saktë e shkurtër 61,95 centimetër.

Struktura e saj trupore e ka bërë atë protagoniste në Shfaqjen e Rekordeve, e transmetuar nga një prej kanaleve italiane.

Vajza “ekstra e vogël”, me zërin që ngjason si një personazh i filmave të animuar, duhet thënë se e ka bërë për vete të gjithë publikun që po e ndiqte drejtpërdrejtë dhe kjo në sajë të ironisë dhe inteligjencës që karakterizonte atë.

Përmasat e saj rezultojnë akoma më të jashtëzakonshme në rast se ato paralelizohen me ato të modeles më të gjatë në botë.

r.b/NOA

KOMENTE