Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të kthejnë normalitetin
English

Gruevski: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të kthejnë normalitetin

Shkup, 20 mars 2011, NOA- Zgjedhjet e parakohshme sipas Kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski janë të pakthyeshme.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se, “Gjithçka që do të bëjë Cervenkovski, nuk do të mund të më befasojë. Çështja është se Cervenkovski a do të vijë sonte i koordinuar me Selmani për të bërë obstruksione që të mos ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Nuk dimë nëse do të ndodhë kjo apo do të gjejmë mënyrë për të zgjidhur punët dhe të përfundojnë zgjedhjet e parakohshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë sonte”.

Ai insistoi në faktin se vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të kthejnë normalitetin në jetën e vendit, por sipas tij ky fakt do të shihet edhe nga ajo që do të vendoset dhe diskutohet në tryezën e liderëve e thirrur nga Presidenti George Ivanov.

a.y/NOA

KOMENTE