Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Financat publike, Kuvendi kërkon qartësim kompetencash
English

Financat publike, Kuvendi kërkon qartësim kompetencash

Prishtinë, 21 mars 2011 NOA - Është mbajtur sot mbledhja konstituive e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të cilën e ka kryesuar, Ali Sadriu, kryetar i komisionit. Komisioni përbëhet nga kryetari, dy zv/kryetarë (Ramiz Lladrovci dhe Murselj Halilji) si dhe gjashtë anëtarë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se anëtarët e komisionit kërkuan që të qartësohen kompetencat e komisionit në fjalë, duke kërkuar vijë ndarëse mes Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Kryetari i komisionit Ali Sadriu tha se Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka për obligim të shqyrtojë të dhënat nga auditimi i përgjithshëm, veçanërisht të dhënat nga Auditori Gjeneral. Anëtarët e komisionit po ashtu caktuan edhe takimin e mbledhjes së radhës që do të mbahet më 23 mars të këtij viti.

Në atë ditë, do të shqyrtohen dy pika të cilat janë të ngutshme: përzgjedhja e një auditori për auditimin e Zyrës së përgjithshme të auditorit, si dhe shqyrtimi i kërkesës për buxhet, gjatë vitit 2011, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Anëtarët e komisionit u angazhuan se do të kenë në vazhdimësi bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm, meqë nga puna e këtij komisioni varet kualiteti i raportit i cili do t’i prezantohet seancës së Kuvendit.

Madje, u theksua se të dhënat dhe rekomandimet e raporteve që do të përgatiten për Kuvend, do të punohen në mënyrë profesionale.

a.b/NOA

KOMENTE