Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kërkojmë rikthimin e besimit te vota
English

Rama: Kërkojmë rikthimin e besimit te vota

Tiranë, 22 mars, NOA - Update, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar nga i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Miroslav Lajcak garantimin e procesit zgjedhor të 8 majit, si të vetmen mënyrë për rikthimin e besimit të qytetarëve tek vota.

“Gjatë këtij takimi, zoti Rama theksoi edhe njëherë nevojën për të patur një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, që ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009, do të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme”, njofton Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, Edi Rama nënvizoi disa prej masave që duhen ndërmarrë për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek e drejta e votës dhe zgjedhjet e lira, si dhe njëkohësisht e siguroi të dërguarin e zonjës Ashton për gatishmërinë dhe angazhimin e Partisë Socialiste dhe Opozitës së Bashkuar për të bërë gjithçka ka në dorë në drejtim të një procesi të ardhshëm zgjedhor të standardeve të plotësuara.

Tema kryesore e takimit ishte procesi i ardhshëm zgjedhor dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

a.k/NOA

KOMENTE