Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy shqiptarë, çdo ditë 4 mijë euro fitim duke transportuar heroinë
English

Dy shqiptarë, çdo ditë 4 mijë euro fitim duke transportuar heroinë

Lamia, 24 mars 2011 NOA – Çdo ditë e re që lindte, ishte një katër mijë eurosh që futej në xhep me t’u ngrysur. Dhe kjo “rutinë” aspak monotone, përsëritej përditë, prej disa kohësh.

Derisa pasditja e së mërkurës, i dha fund epokës së artë të korrjes së fitimit të përditshëm prej plot katër mujo eurosh, thjeshtë duke bërë një transfertë heroine nga një qytet në tjetrin.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia e sektorit antidrogë të Volos në Greqi, pasi u provua se kryenin trafik të rregullt droge të fortë, duke bërë transportimin e saj nga shitësi te blerësi, gjithnjë, treg shumice.

Itinerari që kryenin prej një kohe të gjatë dy djemtë shqiptarë, njëri 25 vjeç dhe tjetri shtatë vjet më i madh, ishte nga qyteti i Lamias në një lokalitet të Magnisias, pranë qytetit turistik bregdetar Volos.

“Ne kishim dy muaj që i përgjonim dy djemtë shqiptarë, por e kishim shumë të vështirë që t’i kapnim me prova edhe pse i ndiqnim. Kjo pasi ata ndryshonin rregullisht stacionet e tyre të shkëmbimit të heroinës me paratë”, - bënë të ditur në një konferencë për shtyp, zyrtarë të policisë së Volosit.

“Pas intensifikimit të ndjekjes arritëm që sot t’i lokalizojmë në zonën e Pellazgias, në fshatin Kokina të Almiru, ku edhe u bë shkëmbimi i radhës i heroinës. Atje kryem arrestimin e dy shqiptarëve të dyshuar”.

Policia tha se 180 mijë euro ishte vlera e bllokuar vetëm gjatë kontrollit pas arrestimit të dy shqiptarëve ndërsa po përpiqet të zbardhë fijet e tjera të rrjetit narkotrafikant.

i burgosi dy të rinjtë dhe i dërgoi për ndjekje penale në Prokurorinë e Volosit e cila konfirmoi kërkesën e arrestit me burg deri në fund të hetimit, që menjëherë u pranua dhe nga gjykata lokale.

n.s/NOA

KOMENTE