Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Përballje me qeverisjen qendrore, nëse interesi i Tiranës do vihet në pikëpyetje
English

Basha: Përballje me qeverisjen qendrore, nëse interesi i Tiranës do vihet në pikëpyetje

Tiranë, 25 mars 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij kandidati i mazhorancës për kreun e Tiranës, Lulëzim Basha tha se në 8 maj, do të përmbyllet Odiseja e korrupsionit dhe abuzimit që pjell bashkia aktuale.

“Unë do përballem me qeverisjen qendrore, nëse interesi i Tiranës do të vihet në pikëpyetje, por unë do të punoj më të në interes të qytetit”, u shpreh kandidati Basha.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij vendore do të ndërtohet një tjetër park i madh në Tiranë si dhe qyteti do të ketë për herë të parë një tramvaj që do e kaloj përmes qytetit.

Ai shtoi më tej se bashkia do ndihmojë të rinjtë për përvojë pune dhe vende pune, do krijohen stazhe ku 70% e tyre do punësohen, pas përfundimit të tyre.

Ndër të tjera ai theksoi se “misioni im është hapja e 30 mijë vende pune në 2 vitet e ardhshme, pasi vetëm Unaza e Mëdhe do të hapë mijëra vende pune, por sot bashkia nuk po ndihmon, por po pengon”.

Sipas Bashës sapo ai të marrë drejtimin e vendit, Tirana do të jetë e hapur për biznes si dhe do të ulë taksat për ta.

Më tej ai shtoi se, “Bashkia do ndihmojë këdo që do të sjellë biznesin e tij në qytet këdo që do të vijë nga jashtë, ne do i ndihmojmë, Tirana do jetë qendra e biznesit, pasi Tirana është e para, të parët jeni ju”.

a.y/NOA

KOMENTE