Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merrte para’ për të nxjerrë më shpejt pasaportat, arrestohet
English

Merrte para’ për të nxjerrë më shpejt pasaportat, arrestohet

Korçë, 25 mars, NOA – U dilte garant personave të ndryshëm që prisnin në radhë për pasaportat biometrike, se do ndikonte tek punonjësit e kompanisë “Aleat” për t’i marrë jashtë radhe ato, në këmbim të shumave prej 2-3 mijë lekësh.

Por veprimtaria e tij e paligjshme ka rënë në sy të forcave të policisë, të cilat pas një hetimi 2-mujor të nisur ndaj tij, kanë mundësuar arrestimin e tij në flagrancë.

Fjala është për 46-vjeçarin nga Korça, Ajet Islami, i cili ka rënë në pranga pas operacionit të koduar “Pasaporta”.

Ai akuzohet për ushtrimin e veprës penale “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave Publikë”, e parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale, këtij personi i janë sekuestruar një pasaportë biometrike, një faturë e shpërndarjes së pasaportave, një sasi parash prej 5.500 lekë, si edhe një telefon celular, ndërsa materialet e përpiluara ndaj tij iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE