Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçi-kryetarëve të komunave: Roli juaj kyç për regjistrimin e popullsisë
English

Kuçi-kryetarëve të komunave: Roli juaj kyç për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 29 mars 2011, NOA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarët e komunave, në të cilin është biseduar për përgatitjet e fillimit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë.

Kuçi i ka njoftuar kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës për përgatitjet që Qeveria e Kosovës ka bërë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Komisionit Qendror për Regjistrim dhe Entit të Statistikave të Kosovës, si institucione qendrore që do të implementojnë këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Regjistrimin e popullsisë, Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar si një nga aktivitetet më të rëndësishme të shoqërisë kosovare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, roli i komunave në mbarëvajtjen e këtij procesi është shumë i madh, madje shtoi më tej se grumbullimi dhe seleksionimi i të dhënave në terren do të kërkojnë mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve lokale në komunat e Kosovës, duke kërkuar që kryetarët e komunave të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbarëvajtjen e këtij procesi në terren.

Ndërkohë në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviç, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar si dhe kryesuesi i Komisionit Qendror për Regjistrim, Rifat Blaku.

a.y/NOA

KOMENTE