Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uollfarth: Reforma zgjedhore pas 8 majit
English

Uollfarth: Reforma zgjedhore pas 8 majit

Tiranë, 29 mars, NOA – Ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Uollfarth ka kërkuar nga partitë politike që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të të krijohet mundësia e konkurrencës së drejtë në to.

Duke folur në tryezën e partive parlamentare, diplomati i OSBE-së ka theksuar se partitë duhet të japin mesazhe të qarta për proces normal.

Ai ka theksuar se “reforma zgjedhore do të zhvillohet pas 8 majit”, duke garantuar dhe angazhimin e OSBE-së në asistencë teknike për këtë çështje. Ai ka theksuar se termi pandëshkueshmëri duhet të mos përdoret më në proceset zgjedhore, duke theksuar se “aplikimi më i mirë i shtetit të së drejtës duhet të çojë tek aplikimi i ndëshkueshmërisë”.

Ai ka theksuar se në reformën zgjedhore do të adresohen të gjitha problemet për të cilat kanë shprehur rezerva forcat politike.

Ndërsa ka theksuar se “nuk do të ndryshojmë karakterin e zgjedhjeve duhet të ketë konkurrencë të drejtë të palëve. Problemet duhet të shqyrtohen në kohën e caktuar”.

a.k/NOA

KOMENTE