Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha- Mustafayev: Të nxisim investimet mes dy vendeve
English

Berisha- Mustafayev: Të nxisim investimet mes dy vendeve

Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me rastin e marrjes së detyrës me ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë Rahman Mustafayev.

Gjatë takimit një vend të rëndësishëm zunë fushat e shkëmbimeve kulturore, tregtare ekonomike, sektori energjetik dhe mbështetja e infrastrukturave të lidhura me të, si edhe nxitja e investitorëve nga të dy vendet, për investime të ndërsjella.

Ndër të tjera u vlerësuan si hapësira shumë të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe u ripohua nevoja dhe vendosmëria e dy qeverive, për të ndërtuar kuadrin më të mirë ligjor për të mbështetur këtë bashkëpunim.

Të dy biseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira midis të dy vendeve dhe popujve dhe rikonfirmuan vullnetin e dy vendeve dhe qeverive, për të zgjeruar dhe thelluar edhe më tej ato në të ardhmen.

a.y/NOA

KOMENTE