Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë ushtruesi i detyrës së presidentit
English

Kreu i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë ushtruesi i detyrës së presidentit

Kosovë, 30 mars, NOA – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani pritet që të emërohet në ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës. Sipas medieve në Prishtinë, Hasani do të emërohet në këtë detyrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën nënvizohet se pas kryetarit të Parlamentit, detyrën e ushtruesit të presidentit mund ta kryejë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë rast sipas medieve, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, do të anashkalohet kësaj radhe, për shkak se edhe ai është përfshirë në lëshimet e bëra procedurale dhe ligjore lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri Behgjet Pacolli.

Ky i fundit pritet që të jap dorëheqje, ndërsa në një prononcim për medie nuk ka përjashtuar rikandidimin e tij në detyrën e presidentit, mirëpo varësisht nga zhvillimi i rrethanave.

Lidhur me krizën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, në Prishtinë janë zhvilluar takime intensive midis krerëve të institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj situate të re të krizës institucionale.

NOA

KOMENTE