Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi Topi-Kantriman: Gatishmëri për garantimin e zgjedhjeve të drejta
English

Takimi Topi-Kantriman: Gatishmëri për garantimin e zgjedhjeve të drejta

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- Pas takimit të zhvilluar me kreun e shtetit, burime zyrtare nga Presidenca kanë zbuluar përmbajtjen e tij mes Presidentit Bamir Topi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Mësohet se kreu i shtetit e ka njohur Kantrimen me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe situatën politike në prag të zgjedhjeve vendore, si dhe ka shprehur vullnetin dhe angazhimin institucional që, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të japë kontributin e tij maksimal në përgatitjen sa më mirë e në kohë të zgjedhjeve lokale dhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë të votuesve në to.

Kryetari i shtetit theksoi dhe njëherë gatishmërinë e tij personale dhe institucionale, që në respekt të ligjeve dhe të interesave madhore kombëtare, të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm që garanton zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike dhe që inkurajon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe të gjithë infrastrukturën zgjedhore.

Ndër të tjera Presidenti Topi shprehu mirënjohjen ndaj mbështetjes së pakursyer të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në strukturat euroatlantike, si dhe në përballimin e mjaft sfidave me të cilat jemi ndeshur e po ndeshemi dhe më konkretisht me atë të realizimit me sukses e sipas standardeve demokratike të zgjedhjeve të ardhshme vendore të 8 majit 2011.

Ndërsa Tomas Kantrimen, nga ana e tij vlerësoi rolin e rëndësishëm konstruktiv e moderator të Presidentit Topi në funksion të shtetit të së drejtës, ruajtjes e forcimit të institucioneve të pavarura kushtetuese, si dhe për qëndrimin e drejtë institucional ndaj ngërçit politik të krijuar nga partitë politike në vend.

Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e rivendosjes së dialogut politik institucional, forcimin e demokracisë funksionale, respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese shqiptare si dhe rëndësinë e pavarësisë e të profesionalizmit të mediave.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit e siguroi edhe njëherë Presidentin Topi mbi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë punës dhe përpjekjeve të tij si simbol i unitetit të popullit në shërbim të Shqipërisë dhe demokracisë funksionale në vendin tonë.

Një tjetër çështje që është diskutuar në këtë takim ka qenë edhe rëndësia që paraqet paqja dhe qëndrueshmëria në Ballkan dhe duke shprehur besimin se institucionet e Kosovës do të dinë të kapërcejnë me sukses të gjitha vështirësitë e sfidat aktuale nëpërmjet zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

Në këtë linjë, Kryetari i Shtetit dhe Kantrimen nënvizuan rolin moderator dhe konstruktiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon si dhe theksuan faktin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë projektuar qartë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

a.y/NOA

KOMENTE