Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Rama e ka futur Partinë Socialiste në ngërç me kërkesa të pamundura
English

Pollo: Rama e ka futur Partinë Socialiste në ngërç me kërkesa të pamundura

Kuçovë, 2 prill, NOA – “Aleanca për qytetarin” prezantoi kandidatin për kryetar komune në komunën Perondi të Beratit, Rexhep Hadëri, një personalitet i njohur i zonës, i cili kohët e fundit është kthyer nga SHBA për të kandiduar nën siglën e këtij koalicioni.

Gjatë fjalës së tij, ministri Pollo theksoi se prezenca e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë e vazhdueshme jo vetëm në komunën e Perondisë, por në të gjithë rrethin e Kuçovës dhe me gjerë.

Më tej, ai theksoi se Edi Rama e ka futur Partinë Socialiste në ngërç me kërkesa të pamundura vetëm e vetëm që të prishte procesin, me pretendime pa bazë, vetëm e vetëm që të cenonte demokracinë, që të pengonte integrimin evropian dhe të anulonte heqjen e vizave për shqiptarët.

“Dështoi tek të gjitha dhe në 8 Maj, i përket që të dështojë përsëri e të këtij mendimi e interesi duhet të jenë edhe socialistët e ndershëm”, tha ai.

Duke përfunduar se prandaj, më datën 8 Maj duhet të votojmë drejt së ardhmes, të votojmë për veten tonë, për familjen tonë, të zgjedhim një kryetar që do jetë kryetar jo për vete, siç është ai i tanishmi, por për të gjithë.

n.e/NOA

KOMENTE