Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shaqiri në shënjestër të Fenerbahces
English

Shaqiri në shënjestër të Fenerbahces

Edhe Fenerbahce ka hyrë në garë për transferimin e Xherdan Shaqirit, të cilin është duke e përcjellë prej një kohë të gjatë. Sipas të përditshmes turke Sabah, verdh e kaltrit nga Stambolli për transferimin e 20 vjeçarit janë të gatshëm të paguajnë 7 milionë euro.

Sakutët e klubit, të cilët përcjellin futbollistë nga mbarë Evropa, i kanë dhënë shtabit teknik të gjigantit turk një raport për Xherdan Shaiqrin dhe për këtë arsye besohet se drejtuesit e klubit kanë nisur aksionin për transferimin e tij. Sipas gazetës turke, klubi zviceran Basel për kartonin e 20 vjeçarit nga Kosova kërkon 7 milion euro, ndërsa edhe vetë futbollisti pëlqen mundësinë e transferimit në Stamboll. Mundësia që Shaqiri të largohet nga kampioni i Zvicrës në fund të këtij sezonin është pothuajse e sigurt, përkundër kontratës së vlefshme që ka deri në vitin 2014. Ndërsa bashkëlojtari i Shaqirit nga Basel, turku Çagdaş Atan ka lavdëruar reprezentuesin zviceran. "Është një mesfushor me talent të madh dhe me teknikë të madhe. Vetia e tij më e rëndësishme është se mendon dhe vendos shpejt. Kjo e bën atë një hap para kundërshtarit. Ai është një nga pretendentët më të mëdhenj për t’u bërë yll në Evropë dhe nëse Fenerbahce arrin ta transferojë, e ka bërë një punë të madhe", ka thënë Atan për Sabah. Fenerbahce nuk është klubi i vetëm që dëshiron ta transferojë Shaqirin. Të interesuar për talentin e lindur në Gjilan janë edhe klubet Manchester United, Liverpool, Juventus, Inter, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Hamburg dhe Zenit Saint Petersburg.

KOMENTE