Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barroso me Fulen në fundjavë në Ballkan: Zgjerimi varet nga reformat
English

Barroso me Fulen në fundjavë në Ballkan: Zgjerimi varet nga reformat

Bruksel, 5 prill 2011, NOA – Komisioneri për Zgjerimin në BE Stefan Fule ka hedhur poshtë zërat që thonë se Bashkimi Europian nuk do më të pranojë vende të tjera në gjirin e tij. Fule i cilësoi “mit” pretendimet se BE-ja heziton të integrojë në union edhe vende të tjera të rajonit të Europës Juglindore.

Këtë deklaratë komisioneri për Zgjerimin e bëri sot në Bruksel, kur deklaroi se së bashku me presidentin e Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të vizitojnë këtë fundjavë katër vende të rajonit, Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Komisioneri Fule bëri me dije se këto zëra duhen hedhur poshtë duke bërë reforma për përmirësimin e jetës së popujve të rajonit të Europës Juglindore, demokratizimin e mëtejshëm të këtyre vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në rajon.

Ndërsa presidenti i KE-së, Hose Manuel Barroso duke folur për rritjen e BE-së me anëtarë të tjerë, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së, porse sipas tij që integrimi i tyre varet nga reformat dhe zbatimi i tyre në këto vende.

Duke qenë se gjatë kësaj vizite në rajonin e ballkanit Perëndimor, barroso me Fulen kanë anashkaluar vizitat në Tiranë, Prishtinë e Beograd, dy autoritetet e larta të BE-së duket të kenë planifikuar rikthimin në Ballkanin Preëndimor në vjeshtë.

Zyrtarë të lartë pranë BE-së thanë se anashkalimi i vizitave në Shqipëri, Kosovë e Serbi nuk bëhet për motive politike, por thjesht logjistike.

mit/NOA

KOMENTE