Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jennifer Lopez shfaq stilin e saj të “egër” me On the floor
English

Jennifer Lopez shfaq stilin e saj të “egër” me On the floor

Kalifornia, 5 Prill NOA - Jennifer Lopez është rikthyer në stilin e saj të vjetër dhe aktualisht po kryeson gjysmën e klasifikimeve botërore.

Me hitin e saj “On the floor” (në video së bashku me Pittbull), faktikisht, këngëtarja është rikthyer në performancat e saj të dikurshme duke tërhequr vëmendjen e mediave në mabrë botën.

Me një “egërsi” dhe ritmikë që e karakterizon atë ajo është rikthyer sërish si mbretëresha e muzikës pop.

Bashkëpunëtor i këtij rikthimi duhet thënë se është dhe roli i saj në jurinë e “American Idol”, ku Jennifer shijoi sërish suksesin. Në videon single, “On the floor”, të albumit që do të dalë më 3 maj, “Love”, këngëtarja ka shfaqur të gjithë anën e saj seksi ku së bashku me rreperin nga Majami Pitbull, ka kryer një performancë të jashtëzakonshme e cila ka tërhequr të gjitha fansat në mbarë botën.

r.b/NOA

KOMENTE