Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspertët: Fatkeqësia atomike e Fukushimës, sa ajo e Çernobilit
English

Ekspertët: Fatkeqësia atomike e Fukushimës, sa ajo e Çernobilit

Tokio, 12 prill, NOA – Fatkeqësia bërthamore që ndodhi një muaj më parë në centralin atomik të Fukushimës në Japoni, vlerësohet zyrtarisht që të jetë po aq të rëndë sa edhe katastrofa në reaktorin e Çernobilit, 25 vjet më parë.

Një fakt të tillë e kanë cilësuar ekspertët e Autoritetit për Sigurinë Bërthamore, sips të cilëve, fatkeqësia e Fukushimës është renditur në nivelin ndërkombëtar të vlerësimit në shkallën më të lartë 7, ndërsa deri tani mbante nivelin 5.

Kjo do të thotë se ndikimet e saj ndaj ambientit dhe shëndetit të njerëzve janë në një kontekst më të gjerë.

Konkretisht, ekspertët japonezë deklarojnë se sasia e radioaktivitetit të çliruar deri tani nga reaktorët në Fukushima është sa 10% e sasisë së liruar në Çernobil.

n.e/NOA

KOMENTE