Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton uron Jahjagën: Udhëheqësja e parë në ish-Jugosllavi inspirim për gratë
English

Klinton uron Jahjagën: Udhëheqësja e parë në ish-Jugosllavi inspirim për gratë

Prishtinë, 14 prill 2011, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të vendit. Kryediplomatja amerikane e uroi presidenten e Kosovës, që arriti të bëhej femra e parë udhëheqëse e një shteti në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

“Si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja e Juaj pa dyshim do të inspirojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do t’i tregojë tërë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti Juaj i ri i ka përqafuar”, shkruan në mesazh sekretarja amerikane e Shtetit.

Ajo risjell në vëmendje takimin e parë me zonjën Jahjaga në Prishtinë, një vit më parë.

“E kujtoj me dashuri takimin tonë në Prishtinë vitin e kaluar. Me padurim pres që të punoj me Ju në përmirësimin e rolit të femrës në regjionin e Ballkanit dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar qeverisjen e Kosovës, që ta vendosim sundimin e ligjit në tërë shtetin dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, theksoi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Clinton, e cila i uroi suksese në detyrën e saj si Kryetare e Shtetit më të ri të Europës.

mit/NOA

KOMENTE