Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni do të përdorë robotë në centralin atomik
English

Japoni do të përdorë robotë në centralin atomik

Japoni, 18 prill, NOA - Raportohet se robotët po përdorën për të zhvilluar hetime në centralin e dëmtuar atomik në Fukushima të Japonisë, derisa operatorët e këtij centrali e kanë shpallur planin stabilizues nëntëmujor.

Centrali ishte dëmtuar shumë nga tërmeti dhe cunami, që e goditi Japoninë, para gjashtë javësh. Ishte kjo katastrofa më e madhe bërthamore prej asaj në Çernobil të Ukrainës.

Masataka Shimizu, presidenti i Kompanisë për rrymë elektrike në Tokio, që është operator i centralit, tha sot në parlamentin e Japonisë se situata është nën kontroll.

Mediat raportojnë se robotët janë përdorë për të kontrolluar nëse niveli i rrezatimit është i atillë, që u lejon punëtorëve hyrje dhe riparimin e sistemeve të dëmtuara të ftohjes.

NOA/RFE

KOMENTE