Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kroacia qan me lot dënimin e heroit kombëtar, Gotovina
English

Kroacia qan me lot dënimin e heroit kombëtar, Gotovina

Zagreb, 18 prill, NOA – E gjithë Kroacia ka shpërthyer në vaj, kur në ekranet publike të vendosura rrugëve, është shpallur live, vendimi i gjykatës së Hagës për dënimin me 24 vjet burg të gjeneral Ante Gotovinës.

I shpalluri hero kombëtar, personi që dëboi mëse 220 mijë serbë dhe çliroi territoret e pushtuara kroate nga pakica serbe, duket se nuk është aspak i tillë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Madje as edhe i padituri tjetër si bashkëpërgjegjës i rëndësishëm për operacionin ushtarak kroat "Stuhia" në vitin 1995, ish-gjenerali Mladen Markac, i cili u dënua me 18 vjet heqje lirie.

Të gjithë kroatët kanë mbetur pa fjalë nga një vendim i tillë, ndërsa ky operacion i ’95-ës është konsideruar prej tyre si një luftë e drejtë, në mbrojtje të territorit të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE