Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Klientët e operatorëve telefonik, nga sot të mbrojtur
English

Pollo: Klientët e operatorëve telefonik, nga sot të mbrojtur

Tiranë, 19 prill 2011, NOA- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo deklaroi se qeveria do të luajë rolin e saj për sigurinë e klientëve të operatorëve telefonik.

Këtë deklaratë ministri Pollo e lëshoi gjatë firmosjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KMDP) Flora Çabej dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), përfaqësuar nga Piro Xhixho, Kryetar i Bordit të AKEP.

Ndërkaq kjo marrëveshje u krye me nismën e MITIK, në bashkëpunim të ngushtë me AKEP e KMDP, në vijim të konferencës së organizuar në dhjetor 2010 nga MITIK për sigurinë në internet e komunikimet elektronike.

Ndër të tjera në ceremoni Ministri Pollo tha: “Qeveria ka rolin kryesor në adoptimin e legjislacionit por dhe në krijimin dhe promovimin e kulturës për sigurinë në komunikimet elektronike dhe mundësimin e një komunikimi më të sigurt. Por sektori privat, operatorët e ndryshëm, duhet të luajnë rolin e tyre, një rol plotësues nëpërmjet nënshkrimit të Kodeve të Sjelljes dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit, si pjesë e “vetë- rregullimit” publik-privat, në përputhje me praktikat më të mira që ekzistojnë në BE”.

Nënshkrimin e marrëveshjes ministri Pollo e cilësoi si një rol kyç në sigurinë e komunikimeve dhe të të dhënave personale.

Mësohet se marrëveshja e nënshkruar sot nga KMDP dhe AKEP do të kontribuojë në vazhdimësinë e veprimtarisë së punës së dy institucioneve, me qëllim bashkëpunimin në drejtim të mbrojtjes së të dhënave personale në komunikimet elektronike, si një fushë mjaft e zhvilluar kohët e fundit në vend, por edhe e ndjeshme, për sa i përket privatësisë.

a.y/NOA

KOMENTE