Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet organizatori i Lojërave të Komonuelthit
English

Arrestohet organizatori i Lojërave të Komonuelthit

Nju Delhi, 25 Prill 2011 - Policia e Indisë ka arrestuar kryetarin e komitetit organizativ të Lojërave të Komonuelthit 2010, Suresh Kalmadi, si dhe dy zyrtarë të tjerë nën dyshimet për korrupsion.

India shpresonte që lojërat t'i ndihmojnë të paralajmërojë ngritjen e saj si superfuqi, por në vend të kësaj u përfol për korrupsion, me anulimin e afateve të ndërtimit dhe tejkalimin e shpenzimeve të parapara.

Zëdhënësja e byrosë qendrore të hetimeve në Nju Delhi, Darini Mishra, tha se qeveria është dëmtuar për rreth 31 milionë dollarë, që i janë paguar kompanisë zvicerane "Swiss Timing", edhe pse një kompani tjetër kishte ofruar pajisje të njëjta me çmime shumë më të ulëta, raportoi RFE.

KOMENTE