Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Siri ushtria bombardon qytetet
English

Siri ushtria bombardon qytetet

Siri, 25 prill, NOA - Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe banorët lokalë thanë se forcat e sigurisë të Sirisë të mbështetura nga tanket janë vërsulur sot në qytetin jugor Dara.

Dera është qyteti ku filluan protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad një muaj më parë.

Një dëshmitar i tha agjencisë Reuters se kishte parë trupa në rrugë pasi qindra ushtarë në autoblinda dhe tanke hynë në Dera.

Një banor i tha televizionit Al Jazeera se tanket po e bombardojnë qytetin. Zyrtarët jordanezë kanë konfirmuar se Siria e ka mbyllur kufirin me Jordaninë. Qyteti Dera ndodhet afër kufirit mes dy vendeve.

Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë janë vërsulur në paralagjen Douma të Damaskut, ku kanë qëlluar civilë dhe arrestuan disa banorë. Raportet nuk kanë mundur të verifikohen sepse shumica e korrespondentëve të huaj janë dëbuar nga Siria.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 350 civilë janë vrarë që nga fillimi i trazirave në Siri.

NOA/RFE

KOMENTE