Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incident elektoral, dëmtohen zyrat e LSI dhe PS
English

Incident elektoral, dëmtohen zyrat e LSI dhe PS

Tiranë, 26 prill, NOA – Dita e sotme ka shënuar dy incidente elektorale në të njëjtën zonë në kryeqytet. Gjatë orëve të para të mëngjesit mësohet se janë thyer xhamat e zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 3 në Procelan, ku kandidon Ilir Kokona. Ndërkohë po gjatë orëve të para të mëngjesit është dëmtuar edhe zyra elektorale e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni.

Zyra e deputetit Gjoni ndodhet vetëm pak metra më tej.

Forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni e cilësoi ngjarjen si të pashembullt, duke theksuar se kjo është fushata e parë ku ka incidente të këtij lloji. Edhe përfaqësuesi i LSI-së në këtë zonë të Tiranës ka dënuar incidentin e ndodhur duke e cilësuar si të paprecedentë.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Anizel14:32 - 26 Prill 2011
    Per Shqiperine! Zgjohu Shqipetar mos fli mergimtar lotet e derdhur mblidhi Atdheu pergjakur ne flake... Luan bota me ne ne s'jemi te pa fe protestoj padrejtesite kafsha-shtaze e ha "Njerine". S'ke pse shmangesh me s'ke c'thua me asgje me sakrifice duhet luftuar Shqiperia duhet shpetuar! Dhimbjen mos e ushqe me lot ... detyre e ke te reagosh