Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMLDNJ: Ngjarjet në veri, presion për legjitimimin e ndarjes së Kosovës
English

KMLDNJ: Ngjarjet në veri, presion për legjitimimin e ndarjes së Kosovës

Prishtinë, 26 prill 2011, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë deklaroi se institucionet e Kosovës nuk po punojnë seriozisht për zbatimin, kushtetutshmërinë dhe funksionimin unik të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ky këshill e argumenton mosfunksionimin me hapin më të fundit të strukturave kriminale paralele në veri të Kosovës ku u uzurpuan ndërtesat e gjykatave në Zubin Potok dhe Leposaviç.

KMDLNJ bën me dije se EULEX-i mashtroi për kthimin e gjyqtarëve shqiptarë në Gjykatën e Qarkut gjë që ndikon në fragmentarizmin e gjyqësorit në Kosovë.

Ky këshill kërkon që të sqarohet shtrirja e kompetencave të misionit EULEX dhe përgjegjësia e tij në Kosovë.

Sipas KMDLNJ-së EULEX po vazhdon të ndërmarrë veprime selektive në zbatimin e mandatit të saj, veprime që sipas këshillit më shumë ngjajnë me veprime politike të planifikuara se sa me veprime për drejtësi dhe siguri.

KMDLNJ shpreh shqetësimin se në Kosovë nuk ka institucion që jep përgjegjësi karshi qytetarit për funksionimin e drejtësisë duke theksuar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe EULEX janë duke u bërë argatë të legjitimimit të ndarjes së Kosovës.

Këshilli nënvizon se “ngjarjet e fundit në veri po ndodhin paralel me bisedimet Kosovë –Serbi, e janë një presion mbi delegacionin e Kosovës”.

KMDLNj i bën thirrje Institucioneve të Kosovës të marrin më shumë përgjegjësi për funksionimin e ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

mit/NOA

KOMENTE