Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Italia e dënuara për mashtrim
English

Ekstradohet nga Italia e dënuara për mashtrim

Tiranë, 27 prill 2011, NOA – Raimonda Asllani, e dënuar me 5 vite burg në mungesë për mashtrim është ekstraduar sot nga Italia. Policia e Shtetit bën me dije se 46-vjeçarja Raimonda Ismail Asllani u ekstradua sot rreth orës 14.00 nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës.

Raimonda Asllani u shpall shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës pasi ka mashtruar një tjetër shtetase duke i kërkuar dhënien e një sasie të konsiderueshme eurosh dhe lekësh, në shkëmbim të dy vizave amerikane, prej rreth 20.050 Eurosh, dhe 700.000 Lekësh.

Ajo u arrestua 10.03.2011, në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Procesi i ekstradimit të Raimonda Asllanit vijoi me dorëzimin e saj në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pranë përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

mit/NOA

KOMENTE