Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sequi: Plotësoni reformat për në BE
English

Sequi: Plotësoni reformat për në BE

Tiranë, 27 prill, NOA - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui ka kërkuar sot nga klasa politike në vend plotësimin e standardeve për të marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në tryezën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), për impaktin e liberalizimit të vizave, Sequi ka vlerësuar se heqja e vizave ishte një hap i rëndësishëm, por për t’u bërë pjesë e BE-së duhet që të kryhen reformat e kërkuara.

Ai ka theksuar se pjesë e integrimit është edhe garantimi i të drejtës së pronës në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë të drejtat në vendin e tyre. “Liberalizimi i vizave është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. Heqja e vizave është hapi i parë në procesin e integrimit ndërkohë duhen të ndërmerren reforma të tjera. Anëtarësimi në BE ka të bëjë me pjekurinë e demokracisë” theksoi Sequi.

Ambasadori tha se raporti i KE-së për lëvizjen e lirë do të publikohet në muajin qershor, ndërsa shprehur besimin se ky dokument do të jetë pozitiv.

a.k/NOA

KOMENTE