Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Bëhuni pjesë e zgjedhjeve, 8 maji rëndësi për shqiptarët
English

Wollfarth: Bëhuni pjesë e zgjedhjeve, 8 maji rëndësi për shqiptarët

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Eugen Wollfarth, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, apeloi sërish për rëndësinë e zgjedhjeve të 8 majit si dhe u bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me kreun e shtetit Bamir Topi.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, “8 maji është shumë e rëndësishme për vendin dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”.

Sipas tij nëpërmjet këtij procesi elektoral Shqipëria është përballë sfidës për arritjen e standardeve.

Ndër të tjera Wollfarth ka theksuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dënuar komisionerët të cilët do të pengojnë apo bllokojnë procesin zgjedhor është i drejtë.

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme të publikuara nga misioni i OSBE-së në vendin tonë, i radhës pritet të jetë raporti i fundit parazgjedhor, ku pritet të shprehë qëndrimin e saj për mënyrën e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

a.y/NOA

KOMENTE